Home KRYESORE Në ditën më të zezë të Saimir Tahirit, ky është njeriu më...

Në ditën më të zezë të Saimir Tahirit, ky është njeriu më i besuar që qëndron krah tij

Saimir Tahiri ka zgjedhur përkrah tij, si njeriun më të besuar avokatin Artan Hajdari, një emër jo i pa dëgjuar më parë. Hajdari është një nga avokatët që përfaqësoi Shqipërinë në KAS, sa i përket 3 pikëshit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, nga e cila doli fitues.

Hajdari, është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane.

Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës. Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998.

Në periudhën 1991 – 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 – 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate.

Në periudhën 1993 – 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 –1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak dhe Themelues i Studios së Avokatisë “ Haxhia & Hajdari”.

Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet. Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare.

Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali “, Vlorë. Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë nanciare./opinion.al

 

Share: