Home KRYESORE Në Elbasan as ndërhyrja e policisë se ndalon përplasjen mes dy bandave

Në Elbasan as ndërhyrja e policisë se ndalon përplasjen mes dy bandave

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, tha se ne Elbasan nuk kemi të bëjë me ligje shteti, por me ligjet që i nxjerrin vetë dy palët.

Pjerin Ndreu: Elbasani ka problematikë shumë të vështirë për momentin në raporti mes dy bandave, është një histori që nuk është e lehtë për tu menaxhuar pasi nuk ka të bëjë me ligje shteti, por ka të bëjë me ligje që i nxjerrin dy palët dhe një përplasje që nuk njeh barriera. Dhe policia nuk mund të rrijë roje tek secili person se kur i teket njerit të vritet apo tjetrit.

Policia rast pas rasti policia i ka goditur. Po ju them që po vlerësohet në mënyrën më serioze të mundshme situata në Elbasan dhe unë mendoj se asaj do ti jepet zgjidhje shumë shpejt. Por nëse mendoni se në Elbasan me ndërhyrjen e policisë apo reprezaljen do të shkojë kriminaliteti zero në përplasje mes bandave as atje ska për të shkuar.

Share: