Home KRYESORE Plas keq sherri në “Dance With Me” midis Robert Aliaj dhe Flori...

Plas keq sherri në “Dance With Me” midis Robert Aliaj dhe Flori Dardha

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në transmetimin live të spektaklit “Dance With Me”, e shkaktar duket se është bërë si perhera Robert Aliaj.

Gjatë fjalës së tij, ai është drejtuar nga kasti dhe ka thënë se të gjitha gratë që ishin aty, rrihen nga burrat. Kjo e ka nervozuar shumë gazetaren Flori Dardha, e cila pasi i ka sqaruar se bashkëshorti i saj nuk e dhunon, ka hedhur mikrofonin dhe është larguar menjëherë nga skena.

Ndërkohë në debat është përfshirë edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili i është kthyer Berti por ky i fundit e ka ofenduar duke e quajtur “karagjoz”.

Ja debati i zhvilluar mes tyre:

Berti: Të gjithë këta hanë dajak nga burrat

Fiori: Bashkëshorti im as nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjer gruaja jote

Mehdi Malkaj drejtuar Bertit: Jep dorëheqjen

Berti: Ke dalë në pension ti

Mehdi Malkaj: Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension

Berti: Karagjoz

Valbona: Kjo është një e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptar në të shumtën e rasteve janë të dhunshëm.

Fiori, Berti nuk t’u drejtua ty Fiori: Iu drejtua kastit, unë jam pjesë e kastit Pas kësaj Alketa ka kërkuar që familjarët e Fjorit të ndërhynin dhe ta kthenin pas atë, duke kërkuar ndjesë për atë çka ndodhi.

Në fund, Fiori është rikthyer në skenë dhe ka kërcyer, edhe pse e veshur me xhinse dhe atlete, pasi ishte bërë gati për t’u larguar.

 

Share: