Home KRYESORE Qytetarja Ramës: Tallje mendereje, me mire te na kishe hedh një bombë....

Qytetarja Ramës: Tallje mendereje, me mire te na kishe hedh një bombë. Përgjigja e Kryeministrit:

Dihet tashmë që faqja e Edi Ramës në FB është kthyer në një vend ku qytetarët shprehin vlerësimet apo pakënaqësitë e tyre për qeverisjen. Në kuadër të dëgjesave publike që ka ndërmarrë për buxhetin e vitit  2018, Rama ka marrë edhe një përgjigje në FB, të cilën sigurisht që nuk e priste. Qytetarja më shumë se e revoltuar ndjehet e dërrmuar dhe e pashpresë. Lexoni komunikimin e plotë më poshtë:

Komentuesja: Tallje menderje me mjete rrethanore i thone kesaj punes se ketij me keto degjesat publike!

Rama: Sa gjynah goxha grua me kete gjuhe kaq te rendomte  ????

Komentuesja: Ta dish ti cfare halli kam une , do thuash si e paske ruajtur akoma qetesine e sje çmendur. Iku mundi i 25 viteve qe patem ndertuar me para gjaku duke ia kursuer edhe buken vetes per te ndertuar ate cope shtepi qe ti na i hodhe ne toke per 2 minuta, sikur nje dhome e nje kuzhine ose nje banese sociale apo ndonje ndihme per kredi te bute te na kishit ndihmuar do ishte me ndryshe,jo keshtu ne kete menyre , me cfare ta paguajme qirane ?? Po me çmendet djali do vetem te largohet nga Shqiperia, i vrave endrat i vrave shpresat!!!Kishim shume besim tek ti qe do beje dicka,na more ne qafe! Tani e di ajo qe do besh ti ,do me caktivizosh komentet,se ndihme e di qe ska, me keto degjesa publike perballu ti z.Rama!!

Po mos mi caktivizo komentet se te premtoj qe sdo te bezdis me,s e kam plot gjera e halle,nuk e prisnim nje gje te tille nga ti!! Gjerat vleresohen pak ne rend kronologjik, duke marr parasysh edhe tranzicionim,ç’faj patem ne te shkretit qe na lejuan te ndertonim aty?? Po i humbni shume pike vetes me keto veprime ,me mire te na kishe hedh nje bomb aty, sdo shikonim gje me ,sesa na le te gjalle e pa futur ne dhe z.Rama!Ne jemi te varfer nuk perballojme qira,vere doren ne zemer kemi femije,kemi njerez me ilace ne shtepi, si mund te na flakesh keshtu??

Keto jane shqetesime me pasoja te renda qe mbeten plage per gjithe jeten,me keto degjesa publike perballu ti,nese e do popullin tend!!!Me mire te kishim vdekur sa na ndodhi kjo drame!

Ne fakt mire e the se keshtu si per gjynah po na shohin te gjithe kohet e fundit,pas drames!

Rama: Vjollca Duka se pari kjo shprehja “na more ne qafe” eshte e lehte shume te thuhet per ta hequr pergjegjesine nga vetja, por kjo s’eshte aspak keshtu. Projekti i Unazes se Tiranes ka vite qe ka nisur dhe ju e keni ditur kete, keshtu qe s’mund te prisnit qe te mos ndodhte kurre apo qe ta bllokoja une ose cilidoqofte ne vendin tim… Se dyti per te gjitha familjet qe kishin ndertuar pa leje ne aksin e rruges dhe qe s’kane se si perfitojne shpronesim, sepse nuk e lejon as ligji as logjika, Bashkia e Tiranes do jape bonus qeraje per nje periudhe kohe te caktuar, ne menyre qe te kene nje faze tranzicioni drejt zgjidhjes qe secili duhet te gjeje! Dhe se treti, kjo s’eshte as pune pikesh e as pune dore ne zemer, sepse s’eshte as personale e as politike, po eshte shteterore dhe ligjore. Keshtu qe drejtohuni ne bashki./opinion.al

Share: