Home KRYESORE Reagon Gjiknuri: Nuk i njoh Habilajt dhe…

Reagon Gjiknuri: Nuk i njoh Habilajt dhe…

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka reaguar ditën e sotme në lidhje me denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se ‘ka marrë lekë nga Habilajt për fushatën elektorale’.

Gjiknuri e cilëson gjithçka shpifje dhe thotë se Habilajt as i njeh dhe as ka patur ndonjëherë marrëdhënie me ta.

“A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës”, thotë në reagimin e tij ministry Gjuknuri.

Share: