Home KRYESORE “Shpërthen” aktori i njohur shqiptar, “thumbon” Ramën:

“Shpërthen” aktori i njohur shqiptar, “thumbon” Ramën:

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Neritan Liçaj hedh akuza të forta ndaj shtetit dhe shefit të qeverisë, Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit për “spastrimin” e administratës publike nga militantët, të cilët ai i konsideron si “parazitë”.

Liçaj e ironizon deklaratën e kryeministrit duke thënë se pavarësisht thirrjeve të Ramës, postet drejtuese vazhdojnë të ndahen politikisht, shkruan nb.

“Problemi i shtetit Shqiptar per mendimin tim,eshte,se vazhojme me shtete partish,ose e quajtur ndryshe PARTI-SHTET,si ne kohen e diktatures.Ke militant dhe njerez te mbrojtur politikisht qe bejne si agallare dhe nuk zbatojne ligjet ne poste drejtuese qe kane.Dhe pastaj liderat e tyre qe ikane vendosur vet,bertasin”Pse nuk funksjonon shteti?”!E thjesht s’jan specjaliste dhe jane te mbrojtur nga ai qe bertet.Atehere perse bertisni zoteri te pushtetit kur kete katrahure jeni ju qe e keni gatuar?!Mos lani duart si Ponc Pilati.Merrni njerez te denje dhe te afte dhe jo militante qe jo vetem abuzojne por dhe nuk dine te bejne punen.Fare e thjeshte”, shkruan aktori, Neritan Liçaj.  /360grade.al/

Share: