Home KRYESORE Shumë prej botimeve të UET janë produkte shkencore dytësorë!

Shumë prej botimeve të UET janë produkte shkencore dytësorë!

Nga Lulzim Basha

Ditë më parë në një të përditshme kishte diçka që shfaqet rallë në përmbajtje, por mbetet vulgare në formë, për arsye të një reklame të fshehur që i bëhet (me mjeshtëri) Universitetit Europian të Tiranës.

Bëhej fjalë për botimin e dy librave të përkthyera nga Prof. Dr. Adrian Civici produkte shkencore të gjeniut të Shkollës Austriake të Mendimit Ekonomik, i njohur gjithashtu edhe si “babai“ i filozofisë libertarianiste (libertarianism).

UET ka pretenduar dhe pretendon se ka ndjekur dhe ndjek një rrymë të njohur si rryma liberale në shkencën (mendimin) ekonomik. Në fakt, shumë prej botimeve të UET, përsa i kam ndjekur me kujdes, janë produkte shkencore dytësorë (sipas mendimit tim).

Megjithëatë për ta bërë argumentimin e opinionit tim bindës, po filloj me fjalën latine “libertas” që përkon me fjalën angleze “freedom”, ndërsa “libertarianism” është një mbledhje/bashkim e/i filozofive politike dhe lëvezjeve që ngrenë lart lirinë si parim themelor.

Teoricionet e këtij bashkimi kërkojnë të maksimizojnë lirinë politike dhe autonominë, duke e vënë theksin mbi lirinë e zgjedhjes, shoqatat vullnetare, gjykimin individual dhe vetëpronësinë.

Pikërisht, për ta kuptuar gjeniun Ludwig von Mises autorët që do përmend më poshtë me studime të thelluara mbi veprat e tij kanë sjellë si rezultat librin “The Meaning of Ludwig von Mises“:

Roger A. Arnold është profesor i shkencës ekonomike në Universitetin e Kalifornisë, San Marino;

Richard M. Ebeling është profesor i shkencës ekonomike me titullin Ludwig von Mises në Hillsdale College Michigan;

Roger W. Garrison është profesor shoqërues i shkencës ekonomike në Universitetin e Auburnit, Auburn, Alabama;

David Gordon është sudjues i vjetër në Institutin Ludwig von Mises;

Hans Herman Hope është profesor shoqërues i shkencës ekonomike në Universitetin e Nevadës, Las Vegas;

Izraeli M. Kirzner është profesor i shkencës ekonomike në Univesrsitetin New York, New York City;

Llewellyn H. Rockwell, Jr është president i Institutit Ludwig von Mises;

Murray Rothbard është S.J. Hall profesor i dalluar i shkencës ekonomike në Universitetin e Nevadës, Las Vegas;
Mark Skousen është profesor anësor i shkencës ekonomike në Rollins College in Winter Park Florida dhe botues i revistës “Parashikime dhe Strategji”;

Jeffrey A. Tucker është botues drejtues i revistës “Free Market” dhe studjues në Institutin Ludwig von Mises;

Leland B. Yeager është profesor me titullin Ludwig von Mises në Universitetin e Auburnit, Auburn, Alabama.

Por për ta kuptuar ashtu siç e kërkon koha gjeniun Ludwig von Mises mendoj se, më së pari dhe më shumti, duhet të kemi si “udhërrëfyes” të madhin Schumpeter që ka qrgumentuar se studimi i historisë së mendimit ekonomik është i rëndësishëm për faktin se bëri të pranishëm cilat janë rrugët/mënyrat e mendjes.

Shkatërrimi krijues është mekanizmi i brendshëm me të cilin tregu, në mënyrë të vazhdueshme, përmirëson veten.

Shpikjet janë të dobishme, për arsye se janë veprimi i zbatimit të së resë, që përmirëson shoqërinë. E reja përfaqësohet me anë të krijimit të produktit të ri, ose krijimit të produktit me cilësi të re, krijimit të metodës së re të prodhimit, hapjes së një tregu të ri si dhe kapjes të një burimi të ri furnizimi.

I frymëzuar nga të gjithë paraardhësit e tij të Shkollës Austriake të Mendimit Ekonomik (ku ka qenë student i paraardhësve të tij dhe profesor i pasardhësve të tij: për shembull, Friedrich August von Hayek, Izraeli M. Kirzner), Ludwig von Mises la pas tij veprat që më poshtë vijojnë:

Human Action (mbahet kryevepra e tij); Bureuacracy; Omnipotent Government (këtë të përkthejnë profesorët e UET – së); Socialism; The Theory of Money and Credit; The Anti – Capitalistic Mentality; Theory and History; Epistemological Problems of Economics; The Free and Prosperous Commonnwealth; Planning for Freedom; The Ultimate Foundation of Economic Science; The Historical Settings of Austrian School of Economics.

Jam i bindur se politika e botimit të një institucioni të arsimit të lartë ka gjithnjë një synim që bazohet në një vizion dhe mision të deklaruar në të njëjtën linjë, gjë që personalisht nuk e shikoj.

Në vazhdim të lirisë së mendimit/gjykimit individual, do të sjell pjesë nga dy rrymat e mendimit ekonomik të njohura edhe “ekonomistët e ujit të kripur dhe ekonomistët e ujit të njelmët”, ose edhe si ndërhyrësit (intervencionistët) dhe liberalët.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: