Home KRYESORE Situata ne parlament, LSI iu bashkua PS kundër Lulzim Bashës?

Situata ne parlament, LSI iu bashkua PS kundër Lulzim Bashës?

Ne ditët e fundit u duk sikur mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po krijohej një klimë mirëkuptimi dhe ndersa ftesës së Lulzim Bashës pak ditë më parë për një Front Opozitar, Monika Kryemadhi iu përgjigj dje pozitivisht, sot ne parlament ky zhvillim u vu ne dyshim.

Sot në parlament nderkohe LSI bëri një lëvizje, që me siguri ka kapur në befasi edhe vetë Lulzim Bashën. Monika Kryemadhi u rreshtua në anën e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit në konfliktin që u krijua në seancë per debatin mbi Reformen Zgjedhore.

ndersa Edmond Spaho i Partisë Demokratike kërkoi debat para miratimit të Komisionit Parlamentar, socialistët thanë që nuk ishin përgatitur për debat, sepse votimi për Komisionin ishte pjesë e një marrëveshjeje dhe Taulant Balla nuk pranoi.

Lulzim Basha u ngrit në foltoren e Kuvendit dhe pranoi që seanca të shtyhej për në orën 16:00, me kusht që të kishte debat në sallë. Sipas Bashës debati për zgjedhjet ishte parashikuar disa ditë më parë. Gramoz Ruçi kërkoi mendimin e Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit. Në këtë moment, doli në pah edhe vendimi i LSI-së, për të përkrahur socialistët.

Petrit Vasili tha se ishte dakort që seanca të shtyhej për një javë, njësoj siç kishte kërkuar Taulant Balla.

Duke pasur edhe mbështetjen e LSI-së, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi nuk lëvizën nga vendimi. Lulzim Basha mbeti i vetëm. PS dhe LSI ishin kundër tij.

Share: