Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Skandal Albcontrol/ Belina Balluku, 66 milionë lekë për trajnimin e dy studentëve

Skandal Albcontrol/ Belina Balluku, 66 milionë lekë për trajnimin e dy studentëve

Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, është përfshirë në një skandal, në lidhje me përdorimin e fondeve publike. E drejtuar nga Belinda Balluku, ky institucion ka hapur një tender për të trajnuar dy studentë. Deri këtu është në rregull, por abuzimi ka të bëjë me fondet që janë akorduar, plot 66 milionë lekë për vetëm dy studentë.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, me objekt “trajnim i stafit”. Sipas tyre, kursi i trajnimit duhet tё dizenjohet nё mёnyrё tё tillё qё t’i ofrojё studentёve njohuri bazë tё tё gjitha fushave tё kёrkuara nё punёn e pёrditshme tё ARSEP.

“Trajnimi do tё mbulojё pjesёn e trajnimit tё pёrbashkёt tё trajnimit fillestar ATSEP. Pёr tё plotёsuar trajnimin fillestar, studentёt duhet tё kalojnё me sukses edhe trajnimin kualifikues nё pёrputhje me specializimin e kёrkuar. Studentёt do tё vlerёsohen me teste tё herёpashershme nё fund tё çdo jave” – thuhet në këto dokumente, të cilat deri këtu janë normale, pasi të tilla procedura të kota bëhen në të gjitha tenderët./dritare.net

Share: