Home KRYESORE VIDEO/ Shikoni si u arrestua personi që goditi policinë në Elbasan

VIDEO/ Shikoni si u arrestua personi që goditi policinë në Elbasan

Është arrestuar në një banesë në Cërrik personi që goditi policinë mbrëmjen e 18 shtatorit përballë tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Ai është 31-vjeçari Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan. Në operacion kanë marrë pjesë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH-në nga Tirana dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bekteshi fshihej në banesën e Aleks Pupulekut, kunati i tij. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një bajonetë. Në pranga u vu edhe kunati i tij Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik./lapsi.al/

Share: