Home KRYESORE Altin Basha: Ju tregoj pse e rikthyem Arian Çanin në “Portokalli”

Altin Basha: Ju tregoj pse e rikthyem Arian Çanin në “Portokalli”

Javët e fundit në spektaklin e humorit “Portokalli” është shfaqur edhe një personazh i ri, ku aktori Rezart Veleshnja është duke imituar Arjan Çanin në emisionin Zonë e Lirë.

Ditën e sotme i ftuar në një forum të UET, regjisori Altin Basha i pyetur rreth këtij personazhi është shprehur: “Si karakteristikë profesionale, një aktor luan 3-4 karakteri gjatë sezonit. E rëndësishme është se çfarë thotë dhe ne i mësojmë shumë kësaj pjese. Ne nuk kemi një format që ta ndjekim nga java e parë deri në të pestë dhe të shohim çfarë do të ndodhë.

Fjala vjen këtë javë ka bërë shumë bujë parodia apo satira mbi emisionin e Arjan Çanit. Ka katër vjet që ne e kemi dit që ne e kemi atë aset, çështja është që vjen një moment që ne e shfrytëzojmë atë aset”.

Share: