Home KRYESORE “Bën thirrje për turbullira publike”, kreu i Komisionit të Ligjeve kërcënon Lubonjën...

“Bën thirrje për turbullira publike”, kreu i Komisionit të Ligjeve kërcënon Lubonjën me burg (Video)

Kërcënohet me burg analisti Fatos Lubonja. Ka qenë pikërisht kreu i Komisionit të Ligjeve, njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ai që ka kërcënuar Lubonjën ditën e enjte në emision ‘Të Paekspozuarit’ në “News24”, duke i përmendur Kodin Penal.

Shkak janë bërë deklaratat që Lubonja bën nëpër studiot televizive, duke i cilësuar ato të dënueshme dhe thirrje për turbullira publike.

“Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal. Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë”, tha Manja gjatë emisionit.

PJESE NGA DEBATI

Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni si në mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja:
 Aq budallenj nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do t’i shesësh botën virtuale shqiptarëve.

Share: