Home KRYESORE Berisha paralajmëron: Jo vetëm Dako. Rama në përgjime përvëluese nga Euleks

Berisha paralajmëron: Jo vetëm Dako. Rama në përgjime përvëluese nga Euleks

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është i përfshirë në lidhje kriminale me trafikantë . Thuhet se për Dakon ekzistojnë disa përgjime të cilat e implikojnë kryebashkiakun me bandat. Por berisha me anë të një statusi, paralajmëron se në këto përgjime është i përfshirë edhe vetë Edi Rama së bashku me vëllain e tij Olsin. Berisha thekson se përgjimet e Ramës janë përvëluese dhe katastrofale, duke paralajmëruar një skandal të mundshëm.

Postimi i plotë i sali Berishes:

Ne dosjet e regjistrimit te Euleksit, Gjushi eshte gjurma ndersa ujku eshte Rama !

Dje gazetaret investigative njoftuan se perveçse ne regjistrimet italiane per lidhjet me trafikantet, Gjushi, i vetmi sherholder me Ramen ne narkokabinetin aktual, eshte i rregjistruar ne biseda kriminale me banda trafikantesh edhe nga Euleksi i Kosoves.

Gjithashtu Gjushi eshte denoncuar nga opozita dhjetra here per lidhjet e tij me bandat.
Por e verteta eshte se nga Euleksi nuk eshte i regjistruar vetem Gjushi por dhe shume me rende, vete Rama. Ne regjistrimet shumta te Euleksit, ne disa prej tyre me perveluese dhe katastrofale jane ato te Rames.

Ne disa nga keto regjistrime, vecanerisht ato te grupit te Xibrakes rezultojne te perfshire direkt dhe me lidhje shume imtime Edi dhe Olsi Rama. Keto regjistrime u jane dhene perveç instancave qe drejtojne sherbimin e jashtem ne Bruksel edhe disa prej sherbimeve te vendeve kryesore. Mbi bazen e ketyre pergjimeve ekziston nje debat i brendshem per qendrimet qe duhet mbajtur ndaj Rames dhe vellait te tij Olsi.

Shtoj ketu se perveç Euleksit, implikimin e Rameve ne grupin e Xibrakes e kane dhe agjensi te dy partnereve kryesore. Por vet Noriega, edhe nga sherbimet e vendit, ne regjistrim aksidental eshte kapur ne lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thote nje bashkebiseduesi se kerkon 10 milione euro per tenderin. Apo nje tjetri tel i thote se telefoni i tij (bashkebiseduesit) eshte ne pergjim. Ai eshte i regjistruar aksidentalisht gjate fushates elektorle duke biseduar me Milin e partise per probleme me interes per te dy palet.

Rama vete ka dijeni te plote per keto regjistrime. Fati i tij pra eshte ne duar te te tjereve. Kazani po zien. Kazanxhiu paste fatin e vet! sb

Share: