Home KRYESORE Denoncimi/ “Paratë e makinës së Sotës janë vjedhur në një bankë”

Denoncimi/ “Paratë e makinës së Sotës janë vjedhur në një bankë”

Ish-kryeminstri Sali Berisha i beson një “burimi” të tij se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota së bashku me 2 patentat e ish-ministrit Tahiri janë vjedhur në një bankë. Berisha publikon SMS-në e një biznesmeni nga Kosova, i cili thotë se operon në fushën e security që hedh këtë tezë. Berisha e quan personin në fjalë “eksperti dixhital i sigurisë nga Kosova”.

Në mesazhin që ai i ka dërguar Berishës thuhet se “deklarimi i familjes Sota dhe avokatit të tyre, se paratë janë nga kursimet, nuk duket i qëndrueshëm, sepse paratë e kursyera për disa vite kursehen në valuta 500Eur, 200Eur, apo 100Eur ndërsa, paratë e gjetura në xhipin e Sotës, shumica e tyre janë të valutave 20Eur dhe 50Eur”.

“Eksperti” në fjalë e lidh këtë me grabitjes së filialit të Bankës ProCredit Bank në Prishtinë më 10 Gusht 2017.

“Kriminelët në princip nuk qesin paratë e ndyta në treg para 3 deri në 6 muaj dhe denominimi i parave ka shumë ngjajshmëri me denominimin e parave të plaçkitura në rastin ProCredit Bank. Andaj, në këtë rast, duket se kriminelët kanë gjetur sekserët, Sotën dhe shoferin e familjes Tahiri, që me ato para të blihet droga nga Sajmir Tahiri dhe kështu po bashkohen kriminelët me krimin e organizuar nga pushteti” – thuhet në SMS-në e “ekspertit” nga Kosova. ©LAPSI.al

Share: