Home KRYESORE Djali i vogël i Trump-it kërcënohet me vdekje

Djali i vogël i Trump-it kërcënohet me vdekje

ISIS ka një objektiv të ri: ekzekutimin e djalit 11-vjeçar te Presidentit Trump, Barron.

Sipas “The Free Beacon”, grupi terrorist po shpërndan detaje personale për djalin e Trump në kanalet e mediave sociale, duke përfshirë adresën e shkollës së tij.

Instituti për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjet masive për vrasje në aplikacionin popullor “Telegram”.

“Duke përdorur hashtag “Mbajeni djalin e Amerikës” përdoruesi, i cili përdor emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe do të thotë “Godisni hipokritët”, shkruajti : Barron Trump shkon në shkollë në Washington”, sipas MEMRI.

Me tej, postimi u shoqerua edhe me fotografi te Barron Trump. Barron Trump nuk është shenjestra e vetme e kërcënimeve të pandërprera nga Shteti Islamik. Grupi bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar.

ISIS ka humbur vazhdimisht territorin në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar. Ekspertët thonë se grupi i drejtohet thirrjeve publike për terror, kur humbet fuqinë. /360grade.al

Share: