Home KRYESORE Durrës, arrestohet në flagrancë pronarja e fasonerisë, vidhte energjinë elektrike

Durrës, arrestohet në flagrancë pronarja e fasonerisë, vidhte energjinë elektrike

OSHEE në Durrës në kuadër të aksionit, ka zbuluar vjedhje të energjisë nga një abonent privat në fushën e industrisë prodhuese (veshje), për rilidhje të paligjshme të linjës elektrike. Subjektit privat i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte rilidhur energjinë pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Për këtë arsye, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H. dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente. Ndërkohë, po në Durrës, dy abonentë familjarë, F.K. Dhe K.B, janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit nga qyteti bregdetar tregojnë se janë proceduar në polici rreth 40 abonentë, privat dhe familjar. OSHEE u bën thirrje debitorëve të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash, t’i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave të dritave.

Share: