Home KRYESORE Ekzekutohet me tre plumba 21-vjeçari shqiptar në SHBA

Ekzekutohet me tre plumba 21-vjeçari shqiptar në SHBA

21-vjeçari shqiptar, Merols Mukaj u ekzekutua në Filadelifia, në SHBA, pasi një person e qëlloi atë me tre plumba teksa po debatonte me të dashurën.

Sipas mediave vendase, ai ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel, në bllokun 3500 të Lancaster, dhe një person i identifikuar si Joseph Howanski ndërhyri duke e qëlluar te riun me tre plumba.

Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes./Lapsi.al

Share: