Home KRYESORE A është kushëriri i Tahirit Alban Çela, oficeri i katërt që kërkohet...

A është kushëriri i Tahirit Alban Çela, oficeri i katërt që kërkohet nga prokuroria?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion u dha informacioni se një oficer i katërt i policisë së shtetit është gjithashtu i kërkuar pas daljes së një urdhër arresti nga Prokuroria , për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik narkotikësh.

Ndonëse në mesazhin e ardhur në telefonin e Blendi Fevziut jepej emri i oficerit gazetari nuk e bëri atë publik.

Por burime për Opinion.al pohojnë se ka një oficer të katërt policie tashmë në kërkim, ndersa mengjesin e sotem permes nje postimi ne FB deputeti Sali Berisha shkruan se emri i tij eshte Alban Çela.

Ish-drejtori i policisë në disa qarqe kryesisht në veri të vendit mes te cilave edhe Shkodra e Lezha ka qenë disa herë i përfolur në media dhe njëkohësisht nga opozita si drejtues konfliktual. Në një status të deputetit Sali Berisha pak kohë më parë, thuhej se Çela ishte djali i tezes së Saimir Tahirit./opinion.al

Share: