Home KRYESORE Foto/ Eksploziv i komanduar në makinë, plagoset i riu në Vlorë

Foto/ Eksploziv i komanduar në makinë, plagoset i riu në Vlorë

Një 25-vjeçar është plagosur mëngjesin e së hënës, pas një shpërthimi të ndodhur në automjetin e tij tip fuoristradë.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen Isa Boletini  dhe automjeti me targë AA 298 SL ka marrë flakë ndërsa ka qenë në ecje. Si pasojë është plagosur drejtuesi 25-vjeçar i mjetit.

Mendohet se behet fjale per nje eksploziv te komanduar dhe më konkretisht për 300 gramë C4.

Ky është mjeti i dytë që digjet në Vlorë në një kohë fare të shkurtër, pas një zjarvënie të qëllimshme në një mjet tip Audi mesnatën e së dielës./opinion.al

10
Share: