Home KRYESORE I ftohti nuk ka të ndalur/ Nesër pritet borë, ja zonat!

I ftohti nuk ka të ndalur/ Nesër pritet borë, ja zonat!

Ditët e fundit është vënë re një ulje e temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, të premten paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet kthjellim i vijës bregdetare.

Ndërsa pasditja shtrin kthjellimet edhe në ultësirën perëndimore, por Veriu dhe zonat Lindore mbeten me vranësira të dendura duke rrezikuar reshje të pakta, të izoluara shiu e dëbore.

Edhe mbrëmja dhe nata, vijon në të njëjtat kushte të motit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore.

Share: