Home KRYESORE Himara, Athina shumë më e qartë se Mediat afër pushtetit ne Tirane

Himara, Athina shumë më e qartë se Mediat afër pushtetit ne Tirane

Disa Media sot komentuar qëndrimin e sotëm te ministrit te Jashtëm grek, Nikos Kotzias si tërheqje nga praktikat e mëparshme, por nuk është kurrsesi ashtu.

Duket se heshtja e Athinës lidhur me prishjet e djeshme te ndërtimeve në Himarë, ka qënë edhe produkt i negociatave mes Athinës dhe autoriteteve politike shqiptare, por edhe rezultat i mire informimit te saj për cfare ndodh ne zona me interes për politiken e jashtme te vendit fqinj.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i pyetur nga një gazetar grek sot, ka deklaruar se Athina nuk ka reaguar pasi i është premtuar që pronareve të një karburanti i cili u shemb në Himarë, ( i vetmi rast i diskutueshëm ne raport me ligjin nga prishjet e djeshme siç e paralajmëroi edhe Perqasje.com) do t’i jepet truall dhe licencë diku tjetër dhe se prishjet e tjera nuk kane tejkalim ligji, ne fakt siç edhe e paralajmëroi Perqasje.com qe dje.

Sipas Kotzias, këtë premtim për karburantin, e ka dhënë zv/ministri i Energjetikës, mbas konsultimeve me shefat e tij politik në Tiranë dhe shtoi se Athina pret që të plotësohet ky premtim i palës shqiptare.

Për herë të parë Kotzias ka pranuar se s’mund të ndalohet plani i zhvillimit të një vendi tjetër, por ajo që Athina kishte dhe ka detyrë, eshte të merreshin në mbrojtje ata pronarë qe kane te drejta pronësie dhe të merrnin dëmshpërblimin e tyre me vlerën e tregut, sic me sa duket edhe po ndodh.

Lidhur me kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave, Kotzias theksoi se Athina mbetet e vendosur në kërkesën e saj dhe ne fakt, duket qe edhe Tirana ka reflektuar mjaftueshëm e nuk do te jete me arbitrare me njerezit qe respektojnë ligjin e shtetit dhe Gjykatat.

“Komisioni kishte vetëm një kusht, ne shtuam edhe katër të tjerë, dy prej të cilëve, pronat dhe mbrojtja e minoriteteve. Ne besojmë se duhet të jepet e drejta e vetëvendosjes për minoritetet, dhe jo të zbatohet politika e diktaturës së Hoxhës me zona të përcaktuara”, tha Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Share: