Home KRYESORE Ish ministri i Brendshëm: Shërbimet sekrete amerikane dhe gjermane kanë kopsitur informacionet...

Ish ministri i Brendshëm: Shërbimet sekrete amerikane dhe gjermane kanë kopsitur informacionet për ‘peshqit e mëdhenj’

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se emrat që përmendi ambasadori Donald Lu janë fillimi i një liste të gjatë, e cila të çon te peshqit e mëdhenj.

“Në Shqipëri ka sasi të frikshme të hashashit të magazinuara në tunele apo depo, ndërsa sipërfaqet e mbjella janë minimale, në kuota të papërfillshme”, tha Demiraj, duke i qëndruar deklarimeve të mëparshme që ka bërë mbi situatën e kanabisit në vend.

Sipas tij, lista me emrat e personave që po hetohen nga krimet e rënda është në këtë institucion. Demiraj tha te Ora Neës se ambasadori Lu nuk flet në emrin e tij, por të SHBA-së dhe mendon se ka informacione nga shërbimet amerikane dhe gjermane, të cilat janë të kopsitura.

“Jini të durueshëm, do të publikohen të tjera informacione nga Britania, Holanda Greqia. Pse ju mendoni se rastësisht u publikua dosja nga Italia”, tha Demiraj.

Share: