Home KRYESORE Ja kush është deputetja e re që do zëvendësojë Bujar Muçën në...

Ja kush është deputetja e re që do zëvendësojë Bujar Muçën në Parlament

Deputeti i PDIU-së në Elbasan, Bujar Muça ka dhënë dorëheqjen të ejnten paradite si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në vend të tij pritet të ulet Elena Xhina.

Por kush është Elena Xhina?

Ajo është aktualisht nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Xhina është me profesion avokate. Ajo jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Nga marsi 2001 deri në janar 2006, Elena Xhina ka punuar si Sekretare seance në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

40-vjeçarja është e martuar dhe nënë e tre vajzave.

Më parë ajo ka qenë në radhët e LSI-së si Anëtare e Këshillit të Qarkut nga kjo forcë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit ajo kaloi tek PDIU, duke u renditur e treta në listën e kandidatëve për deputetë, pas Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës.

Share: