Home KRYESORE Ju tregoj pse sulmohet biznesmeni Nikollaq Neranxi (video)

Ju tregoj pse sulmohet biznesmeni Nikollaq Neranxi (video)

Nga Marina Zeqiri

U rrenqetha teksa rastësisht dëgjoja intervistën e Violeta Gecajt tek Fax News. Nje grua fisnike nga veriu e cila u largua nga Veliaj si punonjëse e Bashkisë se Tiranes, vetëm për bindjet e saj te djathta dhe kur provoi te kërkoje te drejtat e saj, e nxorren me shqelma nga Bashkia dhe tentuan edhe ta burgosin.

Teksa e dëgjoja dhe dridhesha duke bere pyetjen: se si do ti shkonte fati kësaj gruaje te mjere qe fatkeqësisht nuk është e vetmja ne këtë vend?

Violeta me një fytyre ku i spikaste një buzëqeshje shprese dhe tha: “Askush nuk me mori ne pune sepse une isha shpallur armike e Erion Veliajt, madje edhe kompanitë private kishin frike ta bënin. I vetmi qe me mori nga rruga duke me siguruar bukën për vete dhe femijet e mi ishte Nikollaq Neranxi.

“Madje jo vetëm mua, por ai punësoi edhe vellain e Ardit Gjoklajt i cili u vra barbarisht tek landfilli.” – pohoi Violeta.

Teksa dëgjoja ketë grua thashë me vete, çdo njeri tjetër do kishte bere super reklama me kaq vepra te mira sa c’ben Neranxi për njerëzit, por qe ai kurrë nuk i përmendi.

Dhe mbi te gjitha tani arrij te kuptoj me mire pse Neranxit i janë sulur pushtetarë e kalemxhinj ne shërbim te tyre, qe ta bejne pis figuren e tij.

Neranxi kërkon drejtësi dhe është zotëri!  Te kërkosh drejtësi ne një vend si ky, është absurditet.

I nderuar njeri i mire keni mirënjohjen time dhe te gjithë njerëzve te ndershëm te këtij vendi. Bravo!

Share: