Home KRYESORE Kim Sung Il, donte të jetonte 120 vjeç, ndryshoi grupin e gjakut…

Kim Sung Il, donte të jetonte 120 vjeç, ndryshoi grupin e gjakut…

Pasi themeluesi i regjimit koreano-verior, mbushi 65-vjeç në vitin 1977, ai mblodhi një grup mjekësh, duke i udhëzuar që ta ndihmonin që të jetonte 100, 120 vjet apo edhe më tepër.

Sipas Kim So Yeon, mjeku personal Kim Sung Il dhe udhëheqës i “Qendrës së Jetëgjatësisë”, grupi i mjekëve analizoi 1.750 bimë të regjistruara në tekstet e mjekësisë aziatike, dhe kryen eksperimente për të parë sesi ato mund të përdoreshin, për t’i zgjatur jetën e diktatorit dhe djalit të tij.

Një tentativë fillestare ishte garantimi i rinisë së përhershme përmes të qeshurës, me Qendrën që organizonte shfaqje komedie për diktatorin, dhe grumbullonte fëmijët e vegjël për të bërë gjëra të ndryshme të bukura për dëfrimin e tij.

Një praktikë edhe më shqetësuese u pëlqye nga Kim në vitet e tij mëvonshme, përmes së cilës ai merrte transfuzione gjaku nga të rinjtë në të njëzetat e tyre, të cilët ushqeheshin në mënyrë të veçantë, përpara se të kryenin dhurimin e gjakut për diktatorin.

Diktatori Kim jetoi deri në moshën 82-vjeçare, ndërsa fizioterapistja e tij bëri përgjegjës kryesisht zakonet të këqija pwr vdekjen e tij.

Ajo madje fajësoi transfuzionet e gjaku për ndryshimin e llojit të tij të gjakut nga AB në B, dhe në këtë mënyrë, sipas besëtytnive koreane, duke e shndërruar atë nga një personalitet të shoqërueshëm dhe të gjallë, në një person të qetë dhe një kalkulues të ftohtë.

Pavarësisht nga kjo, Dr Kim shprehu keqardhje se e shpërdoroi karrierën e saj, duke ndihmuar për t’i zgjatur jetën një diktatori. Pas vdekjes së tij, ajo u arratis në Korenë e Jugut. / 360grade.al

Share: