Home KRYESORE Kryebashkiakja e Shkodrës: Nuk jam ndaluar nga policia, propaganda prodhon fake news

Kryebashkiakja e Shkodrës: Nuk jam ndaluar nga policia, propaganda prodhon fake news

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar në lidhje me lajmin se është ndaluar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke e konsideruar atë një ‘fake news’ që prodhon propaganda qeveritare.

Reagimi i plotë:

Paraditen e kësaj të shtune ndërsa isha nisur për në zyrën time në Bashkinë e Shkodrës, në krye të detyrës për tu shërbyer qytetarëve, u përballa me një situatë të paprecendent në qytetin e Shkodrës.

Një qytet tërësisht i bllokuar nga policia në akset ku mund të lëvizin automjetet. Qytet i mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.

Në këtë aksion alla-komunist, ku u futet frika qytetarëve, u përballa vetë me policinë rrugore.

NUK JAM NDALUAR nga Policia Rrugore, sepse makina ime ishte në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por kam preferuar të komunikoj vetë me ta drejtpërdrejt pas situatës që pashë në rrugët e qytetit tim.

Nuk mund të pranoj që të paralizohet tërësisht qarkullimi dhe jeta e qytetareve nga pseudo post-blloqe të policisë.

Një polici selektive ndaj qytetarëve që nuk sheh parkimet dyshe në çdo rrugë apo në rrugët që janë destinuara për biçikleta. Një polici e verbër përballë automjeteve që për vite me radhë kanë bllokuar qarkullimin duke u lënë aty për shitje.

Pra nuk është ndaluar kryetarja e bashkisë, sepse unë isha në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por situata e rrugëve në qytet është e papranueshme e kjo është krijuar nga policia rrugore.

Nisur nga kjo komunikova vetë drejtpërdrejt jo vetëm me efektivët rrugore por edhe me drejtuesit e tyre që më siguruan që do të marrin masa.

E këtu është një pikë ku unë bie dakort: të merren masa për tu shërbyer qytetarëve e jo për të “shitur” fake news.

Share: