Home KRYESORE Kur përballemi me ankthin e qytetarëve, duhet të marrim një vendim… Justin...

Kur përballemi me ankthin e qytetarëve, duhet të marrim një vendim… Justin Trudeau – Kryeminister

Perktheu Elona Caslli

Kur përballemi me ankthin e qytetarëve, duhet të marrim një vendim. Do ta shfrytëzojmë apo do ta qetësojmë ankthin e tyre? Frika, kurrë nuk ka hapur vende pune dhe kurrë nuk ka ushqyer familje.

Ata që e shfrytëzojnë këtë frikë nuk do t’i zgjidhin kurrë problemet që e shkaktojnë një ankth të tillë. Ne besojmë ,se është mirë që të kemi një plan të kthjellet për ta përballuar këtë ankth. Një plan që të përqendrohet tek shkaqet rrënjësore të këtij ankthi. Sepse, tek e fundit , a kemi zgjedhje tjeter? Ta shfrytëzojmë këtë ankth?

Ta shndërrojmë në frikë apo në faj? T’i mohojmë të tjerët vetëm se nuk na ngjajnë, vetëm se nuk flasin si ne dhe nuk i luten Perëndisë si ne? E dini që, në Kanada ne kemi diçka shumë të mire?

Ndoshta, jo të përsosur por shumë të mirë. Në Kanada e shohim Dallimin si burim force dhe jo si burim dobësie. Vendi ynë është i fuqishëm falë Dallimeve dhe jo pavarësisht Dallimeve. Çdo ditë duhet zgjedhim shpresën dhe jo frikën, duhet të zgjedhimin Dallimin si motiv për t’u bashkuar dhe jo si motiv për t’u ndarë.

Pothuajse 7.5 bilionë njerëz, të cilëve u shërbejmë bashkërisht, vlejnë shumë më shumë se mendimi që kanë për këta njerëz, cinikët dhe pesimistët.

Problemet e njerëzve duhet të zgjidhen dhe jo të shfrytëzohen.
Justin Trudeau – Kryeministër i Kanadasë

Share: