Home KRYESORE Lili Gjidodaj Sjell Klipin me titullin “Vetes

Lili Gjidodaj Sjell Klipin me titullin “Vetes

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë seksi Lili Gjidodaj ka publikuar këngën e saj më të re, “Vetes”. Një këngë kjo të cilin këngëtarja i ja kushton vetes, madje ja bën dhuratë vetes pasi klipi është publikuar ditën e ditëlindje së këngëtares.

Kjo është një këngë ritmike dhe që është pritur mjaft mirë nga publiku. Ky projekt muzikor është punuar nga një numër i ngushtë i njerëzve, pasi teksti është shkruar nga Silvi Mema dhe muzika është bërë nga Elvis Duro.

Vetë Lili thotë se kjo këngë është një kujtesë për të gjithë ata, ato vajza dhe djemtë që kanë harruar veten për dikë tjetër, dhe qe kengetarja ju dedikon këtë këngë.

Lili Gjidodaj është një nga artistet më të kërkuara kudo në Diasporë, Shqipëri dhe Europë nëpër koncerte dhe sidomos në gëzimet familjare, ndërsa mendon shpesh të sjellë për fansat e saj edhe herë pas here këngë me video dhe e cila njihet shumë për zërin karakteristik dhe të kënduarit live.

Ne nuk na mbetet gjë tjetre vec se te shijojmë këtë super hit duke i uruar Lilit suksese dhe gëzuar ditëlindjen/Era Cela

Share: