Home KRYESORE Malet me plehra ne Shqipëri në fokusin e Deutche Welle

Malet me plehra ne Shqipëri në fokusin e Deutche Welle

Deutche Welle ka publikuar një video-reportazh, ku ngrihet shqetësimi i ndotjes masive nga plehrat në Shqipëri. Video nis me pirgjet me mëdha të plehrave në vend-grumbullimet përkatëse.

Siç duket edhe në pamje, situata është disi kritike pasi metodat e ndjekura në Shqipëri për agjesimin e plehrave dhe menaxhimin e tyre. Sipas DW, keqmenaxhimi i mbetjeve të ngurta mbetet një prej shkaqeve kryesore të ndotjes. Sigurisht që në reportazh është përmendur edhe hedhja pa kriter e mbetjeve të rrezikshme spitalore në shtratet e lumenjve, e cila ka një rrezikshmëri të lartë.

Qeveria gjermane, që prej vitit 2016 po asiston që qeveria shqiptare të hartojë një strategji për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, nëpërmejt shoqerisë gjermane “Gizz”. Për Dë ka folur një prej përfaqësuesve të kësaj shoqërie, i cili shprehet se dy vitet e fundit qeveria duket se po e sheh më me seriozitet punën e mbetjeve, ku për herë të parë ka vendosur të investojë 200 milionë dollarë në dhënien me konçension të disa kompanive të cilat do të asistojnë në menaxhimin e mbetjeve.

Share: