Home KRYESORE Mandati i Kryeprorkurorit Llalla, Basha zbulon planin e PD

Mandati i Kryeprorkurorit Llalla, Basha zbulon planin e PD

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu i kësaj partie Lulzim Basha u prononcua për mediat duke dhënë një masazh të rëndësishëm.

Mësohet se në fokus të diskutimit mes deputetëve kanë qenë dy çështje të nxehta, ajo e pjesëmarrjes së deputetëve të komisione si dhe mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla që pritet të përfundojë në muajin dhjetor.

Basha tha se kur të largohet Edi Rama qytetarët do të jenë të lirë të vendosin me votën e tyre për një qeverisje të lirë.

Ai foli edhe një lidhje me diskutimet që kanë filluar për mandatin e kryeprokurorit Llalla i cili pretendon se përfundon pas dy vitesh.

“Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe hetimeve të tjera, ka hallin e petëve që i kanë dalë lakrorit, nuk ka hallin e mandatit. Në funksion të mbrojtjes së hetimit të Tahirit, që në fakt është mbrojtja për veten, ai është gati ti thotë këmbës dorë. Qëndrimi ynë është respekti i plotë për ligjin dhe kushtetutën. Nuk do lejojmë asnjë kapje të prokurorisë dhe presionet për hetimet e kapjes së peshqve të mëdhenj”, tha Basha.

Share: