Home KRYESORE Marrëdhëniet e SHBA-së me Greqinë në kulmin historik

Marrëdhëniet e SHBA-së me Greqinë në kulmin historik

Shtetet e Bashkuara japin një tjetër sinjal se Greqia është një prej partnerëve të saj më të ngushtë në rajonin e Ballkanit. Ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey R. Pyatt ka vlerësuar si tepër të suksesshme vizitën e kryeministrit gre, Aleksis Cipras në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për marrëdhëniet greko-amerikane ai tha se “Kurrë më parë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Greqisë nuk kanë qenë më të forta sa sot. Shpresoj se së shpejti do të shohim investime të konsiderueshme amerikane në Greqi”- theksoi ai. Fushat ku amerikanët pritet të investojnë në Greqi sipas tij janë energjia, infrastruktura, transport dhe industria.

Geoffrey R. Pyatt i cili është edhe president nderi i Propeller Club International, në fjalën e tij vlerësoi kontributin e anijeve greke në programin “AMVER” për shpëtimin e jetëve njerëzore në det duke thënë se komuniteti anijeve greke është “një model i një kontributi pozitiv në shoqëri”.

Gjatë vizitës së tij në SHBA dhe takimit me Presidentin Trump, kryeministri Cipras nënshkroi një marraveshje në vlerën e 2.4 miliardë dollarëve për ristrukturimin e flotës ajrore greke të avionëve F16 si dhe zgjatjen e marrëveshjes për bazën navale të Soudas në Greqi. /360grade.al

Share: