Home KRYESORE Mbërrin në Tiranë Ministri i Brendshëm i Italisë

Mbërrin në Tiranë Ministri i Brendshëm i Italisë

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e premte. Ai do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.

Minniti do të zhvillojë takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafa dhe më pas me presidentin Ilir Meta. Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, vjen në Shqipëri në kulmin e akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda për lidhje me bandën e Habilajve dhe opinione e Media sigurisht qe do kerkoja ta pyese ministrin italian per kete zhvillim.

Share: