Pas deklaratave të kreut të Komisionit të Ligjeve, njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja kundrejt Fatos Lubonjës, duke e kërcënuar këtë të fundit me burg pasi deklaratat e tij janë thirrje për krijim turbullirash publike, reagon edhe Ylli Manjani.
Statusi i plotë:
Memecëve të Rilindjes së hashashit ju paska ardhë goja! Kërcënojnë Lubonjën pse mendon e flet në publik! A thua se vendin po e çon në përplasje Lubonja, jo Rilindja! Çfarë niveli arsyetimi! Arsyetim që ju vjen nga diktatura e drogës!, -përfundon Manjani.