Home KRYESORE Nis reforma e ujit, Rama tregon se çfarë do të ndodhë me...

Nis reforma e ujit, Rama tregon se çfarë do të ndodhë me qytetarët

“Brenda 90 ditëve qytetarët duhet të lidhin kontratat e ujit. Bëhet fjalë për ata që furnizohen aktualisht në mënyrë të paligjshme”. Deklarata u bë nga Kryeministri i cili gjithashtu tha: Pas 90 ditësh do të fillojë në terren aksioni për prerjet e paligjshme dhe futjen në burg të atyre që përfitojnë në mënyrë të paligjshme ujin e pijshëm”.

Deklarata u bë gjatë një takimi që po zhvillohet me kryetarët e bashkive të të gjithë vendit që menaxhojnë ujësjellësat.

Duke folur në këtë takim, Kryeministri u shpreh:

Nuk ka dallime partish për sa na takon pushtetit vendor. Ne i konsiderojmë të 61 bashkitë e vendit si pjesë e organizimit shtetëror dhe kryetarët e tyre si partnerë.

Ankesat e regjistruara në gjithë territorin nga qytetarët për ujin e oijshëm përbëjnë shqetësim serioz.

Jemi vendi i dytë në Europë më i pasur në burime ujore, dhe jemi i vetmi vend që kemi probleme serioze me furnizimin me ujë.

Sot do të nisim një reformë me vendosmëri të hekurt, të ngjashëm me atë të energjisë.

Nuk mundet dot ta pranojmë gjendjen e rëndë ku ndodhemi ku shteti subvecion Ujësjellësat që janë në prag falimenti.

Për këtë arsye po bëj një thirrje: Të gjithë ata që furnizohen me ujë në mënyrë të paligjshme do të vetërregullohen. Vjedhja e ujit dënohet nga Kodi Penal, por ne do t’ju japim kohë të vetërregullohen.

Pas 90 ditësh, në bashkëpunim me policinë do të fillojmë menjëherë prerjet e palighshme. Kushdo që do ujë të lidhë kontratën në mënyrë që të mos penalizohet.

Penalizime do jenë shumë të rënda.

Share: