Home KRYESORE “Një politikan e kam kapur duke dalë nga dritarja me qesen e...

“Një politikan e kam kapur duke dalë nga dritarja me qesen e parave” Do i përgjigjet politikani kengetares?

Këngëtarja e njohur, e cila konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur për karrierën e saj muzikore, por edhe jetën personale.

Ajo tregoi edhe një histori se në kohën kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe dhe një organizator i një koncerti që tashmë është një politikan i njohur në Kosovë është kapur duke vjedhur para…

“Organizatorin e një koncerti kur kam qenë 14 vjeçe, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, e kam zënë me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se mendova mos do vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbë e kam rrëzuar në tokë. Më pas, e kanë rrahur kolegët që ishin aty se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë”, ka thënë këngëtarja…

Kush te jete ai? A do te reagoje ky i fundit apo Mediat e Kosovës do nxjerrin me patjeter emrin dhe tij dhe kjo do i kushtoje dorëheqje nga politika? te gjitha keto duhet pritur dhe te kujtime cdo te ndodhe…?

Share: