Home KRYESORE Pas këngës, Albani dhe Miriami organizojnë festë për ditëlindjen e vajzës

Pas këngës, Albani dhe Miriami organizojnë festë për ditëlindjen e vajzës

Në ditën e Pavarësisë dy këngëtarët e njohur, Miriami dhe Albani ka një festë të veçantë në shtëpinë e tyre. Përveçse festojnë këtë ditë si gjithë shqiptarët, për ata është e veçantë sepse pikërisht më 28 nëntor të 2015 ka ardhur në jetë vajza e tyre Ameli.

Albani  dhe Miriami kanë publikuar ditën e djeshme edhe bashkëpunimin e paralajmëruar prej kohësh mes tyre i cili normalisht ishte një dedikim për vajzën e tyre dhe që erdhi pikërisht në dy vjetorin e saj të lindjes: ‘’Sot qielli është i pastër për të dhuruar të gjitha rrezet e diellit që ti meriton në këtë ditë të madhe. Asgjë nuk dua më shumë në jetë se lumturine tënde. Ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjjet, je suksesi i vërtetë.” Këto janë disa prej fjalëve emocinuese që Miriam Cani dhe Alban Skënderaj i kushtuan vajzës.

‘’Dhurata’’, kënga të cilën atë do ta bëjë përjetë krenare, do të ishte e paplotë pa festën e madhe ku nuk mungojnë motivet e përrallave dhe emri i Amelisë i gdhendur kudo.

Këto janë disa foto nga festa e Amelit, të publikuara nga mediat ditën e sotme. Po ashtu edhe reagimet plotë fjalë të bukura të dy këngëtarëve lkiushtuar atyreë që mirpritën projektin e tyre. /OPINION.AL

Share: