Home KRYESORE Reforma në drejtësi – KLGJ dhe KLP, ja emrat e kandidatëve që...

Reforma në drejtësi – KLGJ dhe KLP, ja emrat e kandidatëve që fituan dhe kush u skualifikua

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar emrat e kandidatëve që janë kualifikuar dhe ata që nuk janë kualifikuar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Sipas Parlamentit kandidatët që kanë plotësuar kriteret e vendosura dhe që do të jenë pjesë e KLP janë Mirela Bogdani, Orjona Muçollari, Eneida Sema, Sandër Beci, Gent Ibrahimi. Ndërkohë dy kandidatët që janë skualifikuar pasi nuk kanë përmbushur kriteret janë Dariel Sina dhe Eriola Canaj.

Po kështu përsa i përket KLGJ kandidatët që janë kualifikuar janë Mirela Bogdani, Maksim Qoku, Erjon Muharremaj, Ilir Panda.

Kandidatët që nuk kaulaifikohen për KLGJ janë Brunela Kulloti, Danjel Sina dhe Eriola Canaj. /oranews/

Screenshot 2

Share: