Home KRYESORE Shehu, paralajmëron protesta kundër Ramës dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Shehu, paralajmëron protesta kundër Ramës dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ditën e sotme, ka paralajmëruar se opozita po përgatitet për protesta të mëdha kundër qeverisë Rama.

Përgjatë një interviste për “Report Tv”, Shehu u shpreh se situata në Shqipëri është kaotike dhe për këtë arsye populli është gati të ngrihet kundër së keqes.

Ai tregoi se marrëveshja e 18 majit Rama-Basha është mbyllur, ndërsa theksoi se mund të ketë zgjedhje të parakohshme politike.

Share: