Home KRYESORE SHQIPERIA: ANKESAT, KRITIKAT DHE KRAHASIMET…

SHQIPERIA: ANKESAT, KRITIKAT DHE KRAHASIMET…

Nga Sonila Qesaraku

Nje nga gjerat qe me ka bere me shume pershtypje kur u ktheva ne Tirane kesaj here eshte se sa shume ankohen njerzit dhe sa te zemeruar dhe kritike jane me vendin e tyre. Jo se ne Shqiperi nuk ka shume gjera per te permiresuar dhe nuk ndodhin shume gjera qe mund te te zemerojne cdo dite, por mendoj se disa here egzagjerohet pak, per disa gjera pretendohet teper dhe per disa te tjera nuk vleresohen sic duhet gjerat qe kemi.

Shpesh kjo ndodh se kemi zakon te krahasohemi me vendet e tjera, krahasim qe nuk e bejme duke e kthyer koken 360 grade e te shikojme te gjithe vendet e botes, por vetem disa. Krahasohemi gjithnje me vendet evropiane te zhvilluara, qe kane nje histori shume te ndryshme nga e jona.

Mendojme qe jemi shume afer mireqenies por nuk po e arrijme dot ate, dhe ky mendim na torturon. Ne fakt edhe une, para se te beja kete udhetim te gjate ne Azi, disa here kam rene preh e mendimeve kritike ndaj Shqiperise. Me perpara kisha udhetuar shume por vetem neper Europe dhe krahasimi qe mund te beja ishte vetem me te. Gjate udhetimit ne Azi, duke takuar dhe folur me njerzit vendas ne te gjithe vendet qe vizitova, kuptova qe te gjithe ankohen per vendin e tyre, kush per nje gje kush per nje tjeter, te gjithe ankohen per poltikanet e korruptuar per shembull.

Atje kuptova se sa me fat jemi kur pashe qe ne Kamboxha njerzit nuk e dinin se cfare do thoshte te kishe te drejta. Se qe te jesh grua ne Vietnam, Indi apo Laos me besoni nuk eshte njesoj si te jesh grua ne Shqiperi, pavaresisht se kemi akoma shume pune per te bere. Shpesh Azia goditet nga permbytje e termete te forta ku humbin jeten me mijera njerez, fenomene qe tek ne Shqiperi ndodhin rralle dhe ne permasa te vogla.

E cte them pastaj per ushqimin dhe shumellojshmerine e frutave dhe perimeve qe kemi, gjera qe i quajme te mireqena, por me pyesni mua, qe gjate periudhave te vullnetarizmit neper fshatrat e Laosit dhe Kamoboxhes, shpesh kam ngrene per dite te tera vetem oriz, dhe ku nje sallate, po po nje sallate, e kam enderruar. Njohja nga afer me keto realitete e ndryshoi perceptimin tim per Shqiperine dhe me beri shpesh here mendoj qe jam me fat qe jam nga Shqiperia ne krahasim me shume vende te tjera.

Gjate udhetimit, takova edhe shume turiste nga vende te zhvilluara si Gjermania, Franca, Norvegjia, Amerika, Kanadaja, Austrialia etj, te gjitha vende qe shume nga ne i enderrojme dhe qe mendojme se jane te perkryera, por e dini cfare?

Ja qe edhe ata ankoheshin per vendet e tyre dhe me thoshin qe jo gjithcka eshte ashtu (aq bukur dhe funksionon aq mire) sic duket. Dikush nga Norvegjia ankohej se nuk shihte kurre diell, dikush nga Amerika se punonte aq shume dhe distancat ishin aq te medha sa nuk kishte kohe edhe per femijet e tij, dikush nga Gjermania se skishte nje shok per te pire nje kafe e se per te lene nje takim duhet te merrte ne telefon dike dy muaj me pare. Ja pra qe nuk ka vende te perkryera. Ne ne Shqiperi jemi bekuar nga dielli, distancat i kemi te vogla, kemi akoma kohe per njerin tjetrin ta pijme nje kafe me qetesi.

Po a nuk e perbejne edhe keto gjera te vogla cilesine e jetes se perditshme dhe i japin ngjyre asaj? A mos na mungon ndoshta nje vizion me i gjere i realiteteve te vendeve te ndryshme dhe ndjenja e vleresimit dhe mirenjohjes per ate cka kemi dhe jemi?

#TravellingwithSonila #Albania #Shqiperia #Tirana

Share: