Home KRYESORE Të drejtët…Nga Borges

Të drejtët…Nga Borges

Perktheu Elona Caslli

Një burrë që kujdeset për kopshtin me lule siç donte Volteri, që është i lumtur që mbi tokë ekziston muzika që zbulon me kënaqësi një etimologji.

Dy nënpunës që brenda një kafeneje në Jug të vendit luajnë shah në heshtje.
Qeramisti që me intuitë kupton një ngjyrë dhe një formë.
Tipografi që e rregullon më së miri faqen e librit që ndoshta nuk i pëlqen.
Një burrë dhe një grua që lexojnë strofën e fundit të një kënge.
Dikush që përkëdhel një kafshë të përgjumur.
Dikush që justifikon një padrejtësi që i kanë bërë.
Dikush që parapëlqen që të tjerët të kenë të drejtë.
Njerëz të tillë, që shpërfillen çdo ditë, po e shpëtojnë botën.
Borges
Share: