Home KRYESORE Tentojnë t’i rrëmbejnë vajzën, por babai përballet me adoleshentët e armatosur

Tentojnë t’i rrëmbejnë vajzën, por babai përballet me adoleshentët e armatosur

Një baba është vlerësuar si hero teksa është përballur me guxim me një bandë adoleshentësh të armatosur, të cilët u përpoqën t’i rrëmbejnë vajzën.

Amber Brackney, 17 vjeçe, po dilte nga shtëpia në Crestvieë me makinën e saj kur zbuloi rrugën e bllokuar me fuçi nga një grup të rinjsh të armatosur.

Situata u konstatua nga i ati i vajzës, i cili rrëmbeu menjëherë armën dhe doli menjëherë të përballet me të rinjtë.

Policia ka njoftuar se dyshonte se adoleshentët kishin në plan që vajza të dilte nga automjeti i saj dhe të largonte fuçitë nga rruga dhe më pas ta rrëmbenin atë.

Policia u njoftua menjëherë mbi ngjarjen dhe u vu në lëvizje, duke arrestuar 4 të rinj të moshës nga 15 deri në 19 vjeç. /360grade.al 

Share: