Home KRYESORE Udhëtimi i dyshimtë i Taulant Ballës në Rumani me një të akuzuar...

Udhëtimi i dyshimtë i Taulant Ballës në Rumani me një të akuzuar për krime

Deklaratën e fortë e bëri sot kreu demokrat, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit, kur i kerkoi Ramës, nëse ka dijeni që deputeti i tij para një muaji ka qenë në Rumani me një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit.

“Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani”, tha Basha në Parlament duke iu referuar deputetit Taulant Ballës.

Basha nuk sqaroi nëse personi që ka qenë i shoqëruar në Rumani me Taulant Ballën është njëri nga të akuzuarit në Elbasan për çështjen e Orest Sotës apo ka lidhje me ngjarjen e 18 Shtatorit ku u godit makina e ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit. Shikoni videon:

Share: