Home KRYESORE Zgjaten bisedimet e Kretës, Kotzias dhe Bushati, kokë më kokë.

Zgjaten bisedimet e Kretës, Kotzias dhe Bushati, kokë më kokë.

Ka nisur dita e dytë e takimit të Kretës, ku ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, së bashku me stafet e tyre, janë duke diskutuar lidhur me të gjitha çështjet e hapura mes Greqise dhe Shqiperise.

Duket se edhe pse ishte parashikuar që takimi të përmbyllej sot, për shkak të dinamikës së diskutimeve dhe gamës së madhe të temave, është vendosur që ai të shtyhet të paktën deri të dielën.

Dje, bisedimet kanë vijuar për më shumë se 14 orë, ku në tryezë janë hapur të gjitha kartat lidhur me çështjen e kufirit detar. Pala greke nga ane e saj, ka paraqitur hartat e saj, por me të njëjtën monedhë i është përgjigjur dhe pala shqiptare, e cila ka vënë në tryeze dokumente voluminozë lidhur me kufirin detar.

Nderkohe duhet thene se asnjë prej delegacioneve nuk jep detaje dhe rezultone thuajse hermetike, por duket se disa çështje janë thuajse të mbyllura si tekstet shkollore apo vula apostile.

Ndërsa përballja më e madhe mbetet për çështjet e Luftës së Dyte Botërore, përfshi këtu Ligjin e Luftës dhe Varrezat e ushtarëve grekë, por edhe Himara.

Share: