Home KRYESORE 3 vjet pas vdekjes së tij, vjen bashkpunimi i fundit i West...

3 vjet pas vdekjes së tij, vjen bashkpunimi i fundit i West Side Family me Dr. Florin

Grupi i njohur shqiptar “West Side Family” janë rikthyer me këngën e tyre më të fundit nën titullin “Beso”.

E veçanta e kësaj kënge është se është pjesë edhe i ndjeri Dr. Flori.

Me një klip mjaft të ndjerë, gjithashtu edhe në tekst kjo këngë ka shënuar rikthimin e këtij grupit pas shumë viteve mungese, e shtuar edhe nga vdekja e papritur e kantautorit Dr. Flori.

Përmes kësaj kënge dy pjesëtarët e tjerë të grupit “West Side Family” kanë sjellë në këtë mënyrë një homazh dhe një tribut për jetën artistike të pasur të Dr. Florit.

Gjithashtu kënga “Beso” vjen edhe si një tribut ndaj marrëdhënies shumë të afërt të pjesëtarëve të grupit, të cilët edhe pas vdekjes së Dr. Florit i kanë qëndruar mjaft afër familjes së tij.

Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014 si pasojë e mbidozës së drogës./opinion.al

2
Share: