Home KRYESORE Ambasadori Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin...

Ambasadori Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin kur ishin në opozitë…

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, ndërsa ka folur për çështjen e kanabisit ka treguar një detaj, që në periudhën 2007-2010 edhe socialistët kanë qenë kundër ndërhyrjes në Lazarat.

“Kur gjendesha këtu si ambasadori i Gjermanisë flisja shpesh me qeverinë rreth Lazaratit, pasi një pjesë e madhe e hashashit që prodhohej këtu përfundonte në Gjermani, dhe e dija që qeveria ime priste që unë të ndërhyja dhe kjo ishte një nga çështjet për të cilat m’u kërkua që të ndërhyja.

Juve ju kujtohet që në atë kohë, pra, në vitin 2010, pati një ndërhyrje të kufizuar të forcave të sigurisë dhe më pas zuri të kultivohej përsëri; pra, nuk qe një ndërhyrje aq e fortë sa duhet. Kështu që, në qoftë se do të kisha qëndruar në Shqipëri, do të kisha vazhduar ta nxitja qeverinë që të ndërhynte sërish, sepse një ndërhyrje e vetme qe e pamjaftueshme.

Në këtë situatë, natyrisht që kishte shqetësime që shpreheshin nga të dyja anët e spektrit politik se me çfarë do të jetonin njerëzit pasi të shkatërrohej kanabisi. Për mua ky argument asnjëherë nuk qe bindës. Dhe kur flas sot me politikanët, të gjithë më thonë: “E kishim gabim kur e thoshim këtë gjë”. Natyrisht që nevojitet një alternativë zhvillimi, por mungesa e alternativave të zhvillimit nuk mundet assesi të kthehet në shfajësim për krimin, për veprimtaritë kriminale”, tha Borchard.

Duke iu referuar deklaratës së një tjetër ambasadori Borchard tha se Shqipëria ka sot shifrat më të ulëta të dënimit të krimeve të rënda në Evropë.

“Ne shpresojmë se edhe në këtë fushë – pra, jo vetëm në fushën e kanabisit, ku lufta duhet të vazhdojë edhe vitin tjetër me sezonin e ri të mbjelljes së kësaj bime, lufta do të vazhdojë dhe mendoj se jemi mjaft optimistë që do të vazhdojë”, tha Ambasadori i OSBE, sipas syri.net.

Në lidhje me deklaratën e bërë në prag të zgjedhjeve të 2017, për përdorimin e parave të aktiviteteve kriminale në fushatë, Borchard tha “në shkurt të këtij viti, më kanë cituar keq, shumë shpesh. Unë thashë se dimë me siguri që prodhimi në Lazarat, në vitin 2013, ishte 900 – 1 000 tonë. Vlera e shitjes së kësaj sasie në rrugët e BE-së është rreth dy miliardë euro. Unë theksova që prodhimi i shkatërruar prej 2,5 milionë bimësh në 2016-n do të ishte një sasi e ngjashme. Ministri Tahiri në atë kohë më korrigjoi dhe tha se bimët e përdorura ishin bimë me rritje të shpejtë, të cilat prodhonin më pak. Por qoftë një miliard apo dy miliardë nuk është shumë e rëndësishme politikisht, prandaj u bëmë thirrje të gjitha institucioneve politike në Shqipëri të kishin shumë kujdes nga përdorimi i parave në zgjedhje. Me ministrat dhe drejtorët e institucioneve të emëruar nga opozita pati përmirësime, që kontribuuan në këtë fushë”.

Share: