Home KRYESORE Blendi Fevziu i pa informuar ngatërron PDI me PDIU: Gabimi i pafalshëm...

Blendi Fevziu i pa informuar ngatërron PDI me PDIU: Gabimi i pafalshëm i Janullatosit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin 360grade, të Artur Zhejit në Oranews, e konsideroi një gjest normal dhënien e nënshtetësisë shqiptare, Kryepeshkopit Janullatos nga Presidenti Meta.

“Një gjest normal pas një periudhe 27 vjeçare që ai është në krye të Kishës Ortodokse. Nëse i kthehemi historisë, në krye të kesaj kishe do të ishte më mirë një shqiptar. Ajo që në shumë vite, Janullatos nuk e bëri kurrë, ishte krijimi i një profili të ndarë me  interesat e Greqisë, tha Fevziu.

Më tej, gazetari Fevziu theksoi se, gabimi i pafalshëm i Janollatos ishte mungesa e një meshe për shpirtrat e  shqiptarëve çamë. – “Kërkesës së PDIU-së, Janullatosi nuk i’u përgjigj. Ky ishte një gjest që më ka shënjuar kujtesën dhe një gabim i pafalshëm” – tha Fevziu duke ngateruar PDI, Partia per Drejtesi dhe Integrim me ne krye Tahir Muhedinin dhe Amos Dojaken me PDIU, partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet me ne krye Shpetim Idrizin.

Share: