Home KRYESORE Ekzekutimi makabër i Aleksandër Ndokës, zbulohet detaji tronditës për autorët

Ekzekutimi makabër i Aleksandër Ndokës, zbulohet detaji tronditës për autorët

Vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka ka tronditur prej ditës së djeshme gjithë qytetin e Lezhës. Ai u gjet në makinën e tij i ekzekutuar me 14 plumba kallashnikovi, pranë banesës në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat policore, duke ngritur pika kontrolli dhe duke hetuar imtësisht çdo pistë dhe detaj për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët deri tani janë ende të panjohur. Mësohet se çështja tashmë është marrë në dorëzim nga agjentët e Krimeve të Rënda. Për këtë vrasje bëhet me dije se në komisariat janë shoqëruar 8 persona.

Nuk bëhen të ditura detajet, nëse këta qytetarë janë thirruar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshimtarit. Ndonëse policia është shumë e rezervuar sa i takon detajeve më të reja lidhur me ngjarjen e rëndë, Newsbomb.al mëson nga blutë e Lezhës se autorët janë treguar shumë të kujdesshëm pasi kanë kryer vrasjen e bujshme, duke mos lënë asnjë lloj gjurme pas tyre. Kjo bën që hetuesit ta kenë edhe më të vështirë për identifikimin e tyre.

Dyshimet e para lidhen me faktin se autori, ose autorët janë profesionistë dhe me pagesë. Deri tani, policia ka mundur të sekuestrojë vetëm plumbat në trupin e viktimës dhe celuarin e tij, për të mësuar më shumë rreth bisedave të tij të fundit. 14 plumba dyshohet se kanë dalë nga dy armë dhe kanë përshkruar trupin e Ndokës, këshilltar në këshillin Bashkiak të Lezhës por i emëruar së prej dy muajsh si inspektor në IKMT-në e Shkodrës shkruan newsbomb.al. Aleksandër Ndoka nuk ka precedentë të mëparshëm dhe sipas familjarëve të tij as ndonjë konflikt të hershëm. Familjarët thonë se i vetmi shqetësim i vitkimës ishte djali i tij 18 vjeçar, Samuel Ndoka, i arrestuar dy muaj më parë për plasgosje. Autoret e kanë qëlluar 48 vjeçarin nga 2 metra distancë brenda makinës së tij në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë ata që kanë shkrepur plumbat kallashnikov, nisur nga mënyra brutale me të cilën kanë qëlluar dhe nga fakti që gjithçka ka qenë e mirëmenduar, shkruan newsbomb.al. Mësohet se në banesën e Aleksandër Ndokës nuk ka patur kamera sigurie por janë sekuestruar sakaq kamerat e bizneseve përreth. Autorët dyshohet të kenë qenë dy, ndërsa policia dhe grupe FNSH janë nga Shkodra kanë nisur kontrolle të imtësishme për të rënë në gjurmët e atentatorëve./360grade.al

Share: