Home KRYESORE A është i pasur Ilir Meta, ja si përgjigjet presidenti:

A është i pasur Ilir Meta, ja si përgjigjet presidenti:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të enjten ka treguar në lidhje me jetesën dhe stadin e tij të jetuarit. Meta tha në emisionin Opinion se ka bërë gjithmonë një jetë normale.

“Unë bëj një jetë tepër normale, të gjithë duhet ta dinë se kurrë nuk kam luajtur në kazino dhe kurrë nuk ka kam vënë baste”,-tha Presidenti.

Meta u shpreh se ka bërë një gabim të vetëm dhe ajo është ditëlindja e tij, të cilën e festoi tek vila në Lalëz. Ai tha se kurrë nuk e kishte festuar ditëlindjen, madje as nuk kishte bërë një dasmë.

Sipas tij, kjo festë e bërë me miqtë më të afërt u keqpërdor dhe u komentua në mënyrë qesharake. Meta deklaroi se çdo moment të jetës e jeton mes njerëzve./opinion.al

Share: