Home KRYESORE Gjashtë miliardë $ për lirimin e Princit

Gjashtë miliardë $ për lirimin e Princit

Autoritetet e Arabisë Saudite kërkojnë 6 miliardë dollarë për lirimin me kusht të princit Al Waleed bin Talal, i burgosur nën akuzën e korrupsionit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Wall steet journal” që citon burime pranë princit.

Sipas gazetës amerikane, kjo shifër e kërkuar mund të vërë në vështirësi perandorinë e njërit prej njerëzve më të pasur në botë, i cili sipas Forbes zotëron 19 miliardë dollarë.

Princi Waleed ka aksione në disa prej kompanive më të mëdha në bote si Twitter, E Bay, Mc Donalds, Four Season Hotel, Coca Cola, Diney Paris, AOL, Amazon, Apple etj.

Princi, i cili është kushëri me princin e kurorës të Arabisë Saudite, u arrestua me urdhër të këtij të fundit në valën e nismës antikorruspion në të gjithë vendin rreth 2 muaj më parë.

Burimi: Klan Plus

Share: