Home KRYESORE Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit!

Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit!

Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes ndaj ish-deputetit Armando Prenga, për të cilin Prokuroria kishte kërkuar 6 muaj dënim me burg për shkak të një gjobe të padeklaruar ne formularin e vetedeklarimit.

Por gjykata e Kurbinit vendosi ta pushojë këtë çështje me argumentin se ish-deputeti nuk kishte detyrim të deklaronte gjobën

Armando Prenga e dorëzoi mandatin e deputetit më 27 shkurt të këtij viti duke theksuar se e bënte këtë akt për qetësinë e familjes, por pa u ndjere i rrezikuar nga ligji i dekriminalizimit. Emri i tij ka qenë shpesh në listën e personave të përfolur për probleme me drejtësinë dhe të shkuarën e tij.

Ne vendimin e Gjykates, pasqyruar ne faqen zyrtare te saj, thuhet konkretisht:

Në rastin konkret i pandehuri nuk ka patur detyrim të deklarojë çfarë do llojë dënimi me burgim, apo çdo lloji tjetër dënimi, përveçse detyrohet të deklarojë çdo dënim me burgim deri ne 6 muaj, për çdo lloji krimi që mund të keteë kryer, duke marrë në konsideratë rehabilitimin e vepres penale sipas vendimit penal me nr. 163 date 01.12.2015 të Gjykates së Rrethit Gjyqesor Kurbin, ku i pandehuri Armando Prenga është dënuar me gjobë.

Gjykata çmon se çeshtja penale në ngarkim të pandehurit Armando Prenga, duhet te pushohet, pasi sipas parashikimeve te nenit 387 te K.Pr.Penale kjo ceshtja nuk duhej te fillonte nga Prokuroria Kurbin per shkak te parashkrimit te saj. Ndërkohë prokuroria kërkonte dënimin e pregnës me 6 muaj burg pasi sipas saj “Nga verifikimi i formularit te vetedeklarimit, plotesuar nga subjekti i pandehuri Armando Prenga, me date 28.04.2016, konstatohet se vendimi I mesiperm gjyqesor penal i formes se prere nuk eshte pasqyruar nga ana e tij ne kete formular./opinion.al

Share: